Duket se qytetet e Shqipërisë janë vënë në “garë” tashmë se kush do të arrijë temperaturën më të lartë në këtë verë të nxehtë.
Më herët ditën e sotme një foto nga Kuçova tregonte se sipas termometrit të ambjentit të jashtëm të një farmacie shifrat kanë kaluar të parashikueshmen.
50 gradë celcius shkruhej në termometër, por nuk mund të themi me siguri nëse ka shkuar aq apo jo.
Ndërsa më vonë një termometër i ambjentit të jashtëm të një farmacie në Tiranë shënoi 53 gradë Celcius.
Kjo pritet të vërtetohet nga Meteoalb, nëse janë shifra reale.