Këto janë pamjet e tensioneve dhe përplasjeve gjatë natës në mbledhjen e grupit të PD mes mbështetësve të Bashës dhe deputetëve.

Pamjet që shihni tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë, që do të diskutonte për kryetarin e ri të PD-së.

Në videon e siguruar tregohen momentet kur mbështetesit e Bashës tentojnë të godasin deputetët dhe më vonë edhe gazetarët.