Një banesë është grabitur në fshatin Kameras të Krujës mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se 2 persona kanë hyrë në shtëpinë në pronësi të shtetases E.K., dhe kanë marrë prej aty 800 euro. Identiteti i autorëve të vjedhjes ende nuk bëhet i ditur, ndërsa vijon puna për zbulimin e tyre si dhe kapjen
Ndërkohë shërbimet policore kanë shkuar në banesën që u grabit dhe po kryejnë kontrolle.