Një 42-vjeçar ka rënë në pranga në Shijak, nën akuzë për përndjekjen e një të miture.
Mësohet se denoncimi për 42-vjeçarin është bërë nga familjarët e të miturës, të cilët i kanë kërkuar policisë të veprojë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.