Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer, duke e lënë të plagosur rëndë.
Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Castellón, ku shqiptari kishte shkuar në një lokal për t’u dëfryer, por duket se e ka tepruar me alkolin. Raportohet se shqiptari është konfliktuar me një person tjetër që ndodhej aty dhe pas sherrit, ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.
Pas ngjarjes ai është larguar i qetë në këmbë, i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar. Pas arrestimit, ai u ka thënë efektivëve se “nuk ka bërë asgjë”.