Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një i ri i ka vendosur flakën vetes.
Policia ka njoftuar se i riu është gjetur tek “Kthesa e Kamzës”, ku ai ka spërkatur veten me benzinë, dhe më pas ka ndezur flakën. Fatmirësisht policia ndërhyri në kohë, duke e ndihmuar të riun dhe duke e dërguar më pas në spital.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, teksa policia po heton në lidhje me arsyet që e çuan 31-vjeçarin drejt këtij akti drastik.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.