Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Vorë, ku një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fashatin në fshatin Breg Shkozë, ku  72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 79 vjeçe. Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe. Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.