Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku dy shtetas kosovarë janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin.

Sipas mediave të huaja, një 55-vjeçar ka goditur me thikë bashkëkombasin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Biere në Zvicër, teksa viktima 28-vjeçar nuk ishte banues në Zvicër.

Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit 55-vjeçar. Por ende nuk dihet shkaku i konfliktit.