Një e moshuar është gjetur e pajetë ditën e sotme në banesën e saj në Durrës, në lagjen 18.
Kanë qenë familjarët e saj të cilët janë shqetësuar pasi 83-vjeçarja nuk u përgjigjej telefonatave të tyre. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, e moshuara është gjetur pa shenja jete.
Pritet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes, teksa nga kqyrja parpaprake dyshohet për vdekje natyrale pasi nuk ka shenja dhune në trup.