3 persona kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, teksa mes tyre është dhe një shqipttar.
Mësohet se personat e arrestuar akuzohen për përdhunimin e një 19-vjeçareje në Kretë. E rëja është abuzuar nga një 30-vjeçar shqiptar, së bashku me dy shtetas grek, 25 dhe 24 vjeç.
Gjithçka ka ndodhur pasi studentja 19-vjeçare dyshohet se është takuar me një nga dy grekët në një lokal në Rethymnon. Pasi u argëtuan së bashku, ata u gjendën në një dhomë me persona të tjerë, ku dyshohet se shqiptari dhe greku tjetër kanë shfrytëzuar seksualisht vajzën e cila dyshohet se nuk ka mundur të mbrohej për shkak të alkoolit që kishte konsumuar.
Ndërkohë sipas denoncimit greku i dytë kryente detyrën e “bashkëpuntorit”.