Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durës, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Porto Romano, ku burri ka hyrë në det për t’u larë, por sapo ka rënë në kontakt me ujin, ka shfaqur probleme shëndetësore. Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ëhstë arresti kardiak, megjithatë policia po heton.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi  68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.