Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmën në Vlorë, ku një person ka ndërruar jetë teksa ishte duke u larë në det.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi i vjetër”, ku një 80-vjeçar dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa ishte në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”, shtetasi 80 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit