Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. 

Mësohet se i pranishëm në këtë mbledhje grupi është edhe deputeti i Shkodrës, Agron Çela.

Prezenca e Çelës vjen pasi ky i fundit iu bashkua PS, pas largimit nga Partia e Lirisë.

Ndër të tjera mësohet se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar.

Po ashtu pritet të diskutohen gjithashtu edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.