Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku një 19-vjeçar dyshohet se është mbytur në det.
Mësohet se i riu ishte futur në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë të tjerë, që po mbyteshin në plazhin e Bisht Pallës, por nuk ka mundur të dalë vetë.
Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër nuk ka mundur të dalë. Po punohet për gjetjen e tij dhe forca të shumta policie janë aty, por ka kaluar shumë kohë dhe shpresat për ta gjetur gjallë bëjnë me dije burimet, jane tepër të ulëta.