Nata e ndërrimit të viteve u kthye në tragjedi për familjen Tasha në Bulqizë, pasi një aksident rrugor i mori jetën 24-vjeçarin, Yllson Tasha.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, teksa 24-vjeçari ka qenë duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rrethrrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse. Pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës, ku ka ndërruar jetë direkt për shkak të plagëve të mara.