Dy vëllezër janë viktimat e aksidentit të rëndë, të ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit.

Mësohet se dy viktimat janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.