Një 35-vjeçare ende e paidentifikuar në Durrës është përplasur për vdekje mbrëmjne e sotme. 

Bëhet me dije nga autoritet zyrtare se automjeti drejtohej nga një 24-vjeçar. 

Ndër të tjera mësohet se e reja ka qenë duke ecur në momentin që është përplasur nga makina.

Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.