Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një i ri, rreth 20 vjeç është mbytur.

Mësohet se i riu është mbytur në kanalin e Pojanit, teksa ishte duke peshkur me shokët. Ai ka rënë nga ura e fshatit Pojan dhe është marrë para nga uji, teksa trupi ende nuk është nxjerrë nga aty. 

Pritet ndërhyrja e polumbarëve për ta nxjerrë trupin nga kanali, ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.