Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çorovodë, ku një 63-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “2 Dhjetori”, teksa Kujtim Kola ka qenë duke krasitur pemët në shtëpinë e tij. Sipas policisë, ai është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia dhe ka humbur jetën direkt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.