11 persona janë zhdukur pas një zjarri në një shtëpi pushimi që pret persona me aftësi të kufizuara në Francë.
Gati 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët në La Forge, pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan në orët e para të mëngjesit.
11 personat e zhdukur konsiderohen “të vdekur”, teksa vijon puna për gjetjen e trupave. Një person është dërguar në spital, dhe 17 janë evakuuar.
Duke konfirmuar se një operacion shpëtimi po vazhdon, ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ka të ngjarë të ketë pasur disa viktima nga zjarri në qytetin, i cili ndodhet pranë Wintzenheim, afër kufirit gjerman.