Rritja e çmimit të naftës bëri që transporti urban në Tiranë të përgjysmojë kapacitetin, me arsyetimin se kostot janë të papërballueshme porsa kohë nuk ka rritje të kostos së biletës.
Kjo ka bërë që stacionet e urbanëve të mbushen plot me qytetarë, e po ashtu dhe autobusët të lëvizin gjatë gjithë kohës plot. Qytetarët presin një kohë të gjatë deri në mbërritjen e autobusit të radhës.
Duket se kësaj radhe transporti urban nuk do të lëshojë “pe” duke qenë se ka dalë me kërkesa konkrete ndaj qeverisë, ndërsa paralajmëron dyfishimin e çmimit të biletës.