Kryetari i grupit të Rithemelimit të Sali Berishës në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca ka reaguar për herë të parë pas sulmit me eksploziv. Tritoli shpërtheu sapo hapi derën, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime. Ai tha se kamerat e sigurisë i kanë fiksuar autorët.

“Këta janë të mirëorganizuar. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo përplasje. Nga kamerat autorët duken. Janë dy persona, vijnë në orën 01:15, rreth 7 minuta vendosin eksplozivin dhe në moment largohen.

Ishin dy persona të maskuar. Thirrja ime për kryeministrin, ministrin dhe drejtorët është që të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. Lërini presionet” tha ai.