Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku një 12-vjeçare u raportua se u gjet e vetëvarur në një kasolle, tronditi opinionin publik.

Për herë të parë ka folur nëna e vajzës, e cila e është me vendodhje në Athinë, që pas divorcit me bashkëshortin e saj.

Ajo tha se vajzën e takoi pas 6 vitesh, dhe se ajo ishte shumë e ndrojtur. Nëna tregoi se prej kaq vitesh nuk mundej të vinte ta takonte për shkak të mungesës së dokumentave.

Më tej nëna e saj ka tronditur me dëshminë, pasi u shpreh se doktorët e morgut kanë treguar se në trupin e vajzës nuk ka shenja se është vetëvarur.

Ajo tha se dyshon se vajza ose ka pirë helm, ose i është hedhur nga të tjerët në ushqim.

“Isha unë në Greqi dhe nuk kisha mundësi të vija se s’kisha letra. Vajzën e takova pas 6 viteve. Vajza ishte shumë e ndrojtur, e frikësuar. Kemi folur vetëm për telefonin, më shumë nuk folëm asnjë fjalë më tepër. I thashë mami do të vijë prapë në shtator. Burrit i thoja ma jep në telefon, por ai më thoshtë “jo se më mërzitet vajza”.

Lajmin për vdekjen e vajzës e mora vesh nga një kushëri në fshat. Doktori i morgut nuk ka nxjerrë asnjë lloj shenje, vajza nuk kishte ashnje shenjë varjeje”, tha nëna e 12-vjeçares.