Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të pandemisë koronavirus.
Në 24 orët e fundit, 4 pacientë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv dhe janë konfirmuar 83 të infektuar.
“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njoftoi MSH.
Në total kanë humbur jetën 93 persona, ku brenda dy javë betejën me Covid-19 e humbën 37 shtetas.
COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale 32353
Raste pozitive 3454
Raste të shëruara 1946
Raste Aktive 1415
Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)