Persona të paidentifikuar hodhën mbrëmjen e djeshme sasi tritoli në banesën e Demir Carës.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi sasia e lëndës plasëse u hodh në pjesën e verandës. Mësohet se banesa është marrë me qira nga Cara.

 

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Nuk dihet ende nëse ky sulm është bërë për ndonjë konflikt të mëparshëm që Cara ka pasur. Pritet të merret dëshmia e tij për të zbuluar më shumë detaje.