Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Selanik të Greqisë,  ku një studente 21-vjeçare u përplas për vdekje nga një 26 vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, pak minuta pas aksidentit, teksa 26-vjeçari u largua nga vendngjarja, disa persona i kanë vjedhur një shumë të madhe parash nga çanta të resë e cila kishte ndërruar jetë.

 Bëhet fjalë për 1500 euro të cilat persona ende të paidentifikuar, ia kanë marrë nga çanta të resë. Sipas raportimeve shuma e parave i është dhënë studentes greke nga familjarët e saj para se ajo të nisej për në Sleanik.

“Kur vajza është rrëzuar përtokë dhe ka goditur, dikush i ka marrë portofolin me një sasi të madhe parash nga çanta. E kemi fjalën për 1500 euro.  Rasti do t’i kalohet prokurorit kompetent për ndjekje penale dhe urdhërim të hetimeve paraprake sepse kjo shumë ka ekzistuar dhe pas ngjarjes është zhdukur” , ka thënë avokati i familjes, Nikos Rusopulos.

Më tragjik është fakti që edhe pse 21-vjeçarja kishte ndërruar jetë, sërish nuk u lajmëruan autoritetet dhe ajo u gjet disa orë më pas aksidentit.