Gjykata e Tiranës ka dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg 40 ditë’ për ish-anëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Sipas Prokurorisë, arrestimi i Goxhajt u bë me qëllim ekstradimi, pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës. Prokuroria renditi edhe akuzat që rëndojnë mbi të nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Edhe policia tha ne nje reagim se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit Dritan Goxhaj, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi.