Janë publikuar fotot e dy viktimave me origjinë shqiptarë që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në një kafene në Athinë.

Autori i cili dyshohet të ketë qenë profesionist ka qëlluar 7 plumba për 4 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i i ngjarjes.

 

Kreshnik Çerçizi ishte objektivi i pari, i cili mori disa plumba në kokë duke ndërruar jetë në vend, ndërsa plumb në gjoks dhe stomak mori edhe viktima e dytë Armando Ogranaja 44-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.

Gabimisht plumb në këmbë ka marrë edhe një grua e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke bëjnë me dije, se viktimat kishin një të shkuar të errët kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë për larje hesapesh.