Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës.
Viktima është identifikuar si Indrit Ndoj, i cili rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2021 për trafik emigrantësh. Ndoj ishte banues në fshatin Hasan të Krujës, ndërsa është gjetur i pjetë, me një plagë në këmbë në rrugën dytësore të fshatit.
34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.