Këto janë pamjet para dhe pas shpërthimit me tritol në hotelin 2 katësh ‘Bizanti’ në Sarandë që u hodh në erë dhe u rrafshua krejtësisht mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se shpërthimi i cili ka qenë një ndër më të fortët në Sarandë është regjistruar rreth orës 05:57, teksa hoteli i njohur dhe ndër më të vjetrit e zonës është rrafshuar plotësisht.
Hoteli “Bizanti” që u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.