Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Klodian Kapedanin, i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Kapedani akuzohet se ka blerë vota në këmbim të parave në bashkinë e Kavajës, për interes të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Ndërkohë Kapidani i kërkoi gjykatës masë më të lehte sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të mitur 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.
Ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.