Altin Morina ëshët efektivi i RENEA-s, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në lidhje me një shumë parash të gjetura në makinën e tij. Policia njoftoi se në makinën luksoze të Morinës u gjetën 113 mijë euro.

Thuhet se ai më herët ka qenë në shoqërinë e një personi të afërt të Ervis Martinaj. Në dëshminë e tij në polici, Morina ka thënë se paratë i ka të ligjshme dhe ato i kishte marrë në polici.

Kujtojmë se Morina është arrestuar edhe në vitin 2015, kur ka qenë pjesë e FNSH-së, pas një konflikti me një efektiv tjetër.