Dy vajza shqiptare janë arrestuar në Greqi për trafik droge. Mediat e huaja raportojnë se vajzat 21 dhe 27 vjeçe janë pjesë e një grupi kriminal.

Gjatë kontrolleve në banesat e dy të reja shqiptare në zonën e Katerinis dhe në zonën e Athinës janë sekuestruar: 7 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 7243 gram, substanca e panjohur, me ngjyrë kafe; peshore, 2 telefonat celularë, të cilët përdoreshin për transaksionet e tyre të paligjshme dhe pajisje të ndryshme për paketimin e drogës.

Vajzat 21 dhe 27 vjeçe janë dërguar në paraburgim, dhe pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.