Pak ditë më parë në “Rrugën e Arbrit” u arrestuan 4 të rinj pasi në automjetin e tyre tip “Range Rover” u gjetën kallashnikovë e pistoleta.

Klajdi Kodra, Bledar Matosha, Kid Koshena dhe Redion Meshi u arrestuan në kuadër të operacionit policor që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier ku u zbuluan 430 kg kokainë.

Por së fundmi në media është zbuluar se katër të rinjtë e lart përmendur do të kryenin një vrasje në Dibër dhe kjo është arsyeja pse u arrestuan me municione luftarake 2 kallashnikovë dhe 2 pistoleta në automjetin në pronësi të Klajdi Kodrës. Plani për vrasjen që do kryehej nga 4 të arrestuarit u zbulua falë përgjimeve ku u zbulua dhe laboratori i kokainës në Fier.

3 prej të rinjve të arrestuar Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Klajdi Kodra janë emra të njohur për policinë pasi më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale si, armëmbajtje paleje dhe plagosje e rëndë.