Është siguruar ditën e sotme mediat videoja nga momenti kur 36-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë, Antonio Leka. 

Në pamje shihet se i riu ndodhet në një servis makinash i armatosur.

Ndër të tjera  36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.

36-vjeçari duket mjaft i nervozuar pranë një makine tip “Audi” teksa përgatit armën në një servis, ndërsa personat pranë tij nuk ndërmarrin veprim fizik për ta ndaluar.

Kujtojmë se 36-vjeçari Antonio Leka, u arrestua ditën e djeshme, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative,gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.