Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti luksoz BMW X6 ka qenë me shpejtësi të lartë, saqë nga rruga e ‘Kosovarëve’ ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën. 

Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren. Mësohet se drejtuesi i mjetit të ketë qenë nën efektin alkolit ose të drogës.

Drejtuesi më pas e ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ndarjes. Ai ka marrë me vete edhe targat e makinës luksoze, që siç vihet re edhe nga fotot e publikara ato mungojnë.

Nga pamjet e publikuara në media duket qartë automjeti i përplasur në murin anësor, ku dhe njëra prej rrotave i ka dalë nga vendi si pasojë e përplasjes.