Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në protestë, ka folur për aktin e dhunës ndaj tij.

Berisha është shprehur se ky ishte një akt i planifikuar, duke hedhur dyshime të forta ndaj Ramës.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme.

Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka pushtet më shumë sesa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.

Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende ndër Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, tha Berisha.