Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen me thikë të kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Përveç Kokoneshit janë plagosur edhe dy persona të tjerë që shoqëronin Kokoneshin. Njëri nga të plagosurit është shoferi i tij, Gazment Bullari.
Mësohet se autori është Ergest Xhelili, ish-punonjës i IT i bashkisë së Divjakës.
I gjithë incidenti ka ndodhur në ambientet e qendrës shëndetësore, ku fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Te plagosurit jane transportuar ne spitalin e Lushnjes. Mësohet se kryebashkiaku po bën një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët janë shprehur se është në gjendje jashtë rrezikut për jetën.