Gruaja në foto është Anila Ruçi, 38-vjeçe nga Shqipëria.
Ajo u vra në Itali, teksa trupi i saj u gjet pa shenja jete pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina. Ndërkohë është gjetur i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu.
30-vjeçari tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta. Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, Anila Ruçi e kishte prezantuar me fqinjët si vëllai i saj.
Ngjarja u konstatua dhe u raportua në polici nga parukierja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte lënë takim.
Anila Ruçi, 38 vjeçe, gjithashtu me origjinë shqiptare, ishte shumë e rezervuar dhe pak e njohur, pasi jetonte në Scaldasole prej rreth një viti. Më parë ajo kishte jetuar me të afërmit në Sannazzaro dhe punonte si kujdestare dhe pastruese.
Në momentin që ndodhi ngjarja, Somani ishte ulur në një lokal pranë zonës, disa dhjetëra metra larg shtëpisë së 38 vjeçares. Shtëpia e Anila Ruçit është pikërisht pranë qendrës estetike Athena, në pronësi të Marika Famà të cilën shqiptarja e frekuentonte shpesh.
Marika estetistja kishte ngritur dyshimet se diçka mund të kishte ndodhur pasi Anila ishte vonuar në takimin që ajo kishte lënë më estetisten. “Nuk ishte zakon i saj , ajo ishte gjithmonë shumë e përpiktë dhe e saktë – u tha ajo gazetarëve.
Pas asaj që ndodhi, megjithatë, në Scaldasole shumë dyshojnë në versionet e treguara deri më tani. Për fqinjët Anila Ruçi cilësohej si një grua e sjellshme dhe e qeshur.
Nga fqinjët mësohet se ajo ka dalë për të shkuar në punë në mbrëmje, e shoqëruar nga ai që e ka prezantuar si vëllain e saj. Gjatë ditës tjetër, përveç vizitave të zakonshme në lokal, të dy kanë qëndruar në shtëpi. Në harkun kohor të një viti mes tyre sipas asaj që raportojnë disa fqinjë të tjerë, ka pasur zënka të shpeshta.