Shtëpia e familjes së Hmaide Magashit, 35- vjeçares që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së, është rethuar sot nga patrulla e Policisë.

Mësohet se familjarët ndodhen në gjendje të rëndë emocionale, për vrasjen makabër të vajzës së tyre e cila për pak ditë sillte në jetë fëmijën e saj. Autori vijon të jetë në arrati, teksa autoritetet njoftojnë po punohet për arrestimin e tij.

Shkak për krimin makabër ishin problemet që çifti kishte prej kohësh dhe, për këtë arsye 35- vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrotje nga policia, pasi ish-bashkëshorti i saj dyshohet se e dhunonte. . Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.