Një i burgosu në burgun e Drenovës ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme.

Mësohet se i dënuari ka tentuar vetëplagosjen me mjet prerës, pas një konflikti me disa të dënuar të tjerë.

Sakaq, i dënuari është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa veprimet e të burgosurve po verifikohen nëpërmjet kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen.