Fatjon Bici është 15-vjeçari që u vra mesditën e sotme nga bashkëmoshatarët e tij në Gramsh. Të miturit, nxënës të klasës së 9-të sapo kishin mbaruar mësimin kur nisën të debatonin pak metra larg shkollës.

Shokët e tyre kanë deklaruar se debati mes Fatjonit, kushëririt të tij me iniciale M.L dhe djemve të tjerë ka nisur për shkak të rrjeteve sociale. Ata thonë se loja në rrjetet sociale ishte “kush është më i fortë” dhe se Fatjoni e kushëriri i tij nuk kishin fare lidhje me ngjarjen.

Sipas tyre, ata thjesht kishin hyrë për të ndarë të tjerët

Dy shokët e klasës së viktimës Fatjon Bicit dhe kushëririt të tij të plagosur me iniciale M.L., kanë zbardhur detaje nga ngjarja. Sipas asaj që thuhet nga ata, sherri mes të rinjve në Gramsh ka nisur si një loje në rrjete sociale se “kush është më i fortë”. Në fakt viktima dhe kushëriri i tij nuk kishin lidhje fare me ngjarjen, ata thjesht hynë për të ndarë djemtë që po ziheshin pas mësimit.

I njoh të dy janë kushërinj. Mesa kam marrë vesh janë zënë se kush është më i fortë dhe se kush është më i dobët. Sherri ka ndodhur pas mësimi, më thanë shokët.

Ishin çuna shumë të mirë, ndodhi për shkak të një loje. Kur erdha nga shkolla pashë që ishte rrethuar zona. Jam e tronditur, ishin të dy shumë çuna të mirë si viktima si i plagosuri.