Pak më herët menjëherë pasi një portal publikoi lajmin e shkarkimit të Delina Ibrahimajt, burime qeveritare ia konfirmuan si lajm Top Channel.
Por pak përpara nisjes së Asamblesë kur u pyet Edi Rama për shkarkimin e ministres së Financave u përgjigje me një JO të prerë.
Ndërsa ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se “është thjesht një thashethem vere dhe se vijonte në detyrë”.
Edhe pas përfundmit të mbledhjes që Rama zhvilloi me dyer të mbyllura, ende nuk është dhënë një version përfundmitar për ngjarjen, teksa nuk dihet nëse është shkarkuar apo jo Delina Ibrahimaj.