Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar ndikimin e grupeve kriminale dhe personave me precedentë penalë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj.
Gjatë fjalës së tij në emisionin “TopStory” në Top Channel, Hoxha tha se anëtarët e grupit Bajri në Shkodër kanë preferenca të ndryshme, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e kaluara kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.
Ndërsa për të ashtuquajturit “djemtë e Dubanit”, Artan Hoxha shtoi se të gjithë janë mbështetës të së djathtës.
Artan Hoxha: Për herë të parë, nga sa mbaj mend unë, të gjithë Bajrajt janë të lirë. Janë liruar edhe në Spanjë, Belgjikë, nga Kosova e Lushnjes. Unë e dija që Safeti ishte liruar. E takova më mbas, sepse më qëlloi që kur ishte në kërkim nga belgët, i kam shkuar dhe i kam marrë intervistë. Për herë të parë i kam parë të gjithë si fis, ishin liruar të gjithë nga burgu. Por mes të gjithë atyre, jo të gjithë janë me një kandidat. Safeti ka mbështetur kandidatin e PD-së, atë që është kreu i Bashkisë sot. Me kalimin e kohës kanë vënë mend se ekspozimi në fushata elekorale të krijon problematika të tjera. Ai po mos të dalë tek pragu i derës ka favorizuar njëherën palë, po doli ka favorizuar palën tjetër. Shkodra ka personazhe të tilla dhe më tepër kanë qenë prezent në zgjedhjet e përgjithshme dhe jo lokale. Në lokalet kanë mbështetur më shumë miq e shokët e tyre. Ata nuk kanë ngjyrë. Të hënën isha me Igli Carën në Durrës. Ai nuk i përmend emrat. Dëgjova njërin dje që të tha. Ata të Dubait janë më opozitën nuk janë me maxhorancën, se nuk ka rrezik ai, kush e shqetëson? Një pjesë e kandidatëve edhe pse e dinë qëndrimin e tyre, nuk i denoncojnë sepse mendojnë se nuk do i bëjnë agresivë.
Grida Duma: Kanë frikë apo nuk duan që të punojnë kundër tyre?
Artan Hoxha: Bëhen të dyja bashkë. Shkodra…nuk parashikoj dot, por për mua në atë qark shoh më shumë garë në Vaun e Dejës dhe në Koplik.