Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme gazetari Milaim Zeka foli për takimin top secret mes Ibrahim Rugovës dhe Ramiz Alisë.
“Do them dhe një detaj interesant, kur Ramiz Aliza mori urdhër nga Perëndimi që Jugosllavia do shpërbëhet, ai mbajti një takim top secret në Tiranë me Ibrahim Rugovën. I vetmi person i tretë që mori pjesë në këtë takim ishte Sofokli Lazri, ka dhe regjistrime audio për këtë që po them.
Ai i tha Rugovës që do të të jap ty një kopje të të gjitha magazinave të armëve që i posedon Shqipëria. Qarqet e tjera që donin ta mbanin gjallë Jugosllavinë, u alarmuan kur morën vesh që Ramiz Alia i kishte dhënë mbështetje të plotë.
Është dhe tendenca e tuxhmanit që dërgoi ish-presidentin e mëvonshëm Stipe Mesic në një takim secret për të hapur frontin e jugut, por Ibrahim Rugova nuk ra në kurthin e këtij skenari të bërë mes Milloshevicit dhe Tuxhmanit,” tha Zeka.