Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Shkodra votën e qytetarëve për Partinë Socialiste, në mënyrë që kryeqendra e veriut të transformohet si Vlora dhe Korça.

Rama ironizoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin shkodranët e mbajnë për demokrat, ndërsa zbuloi se është nip në Shkodër.

“Tani Saliu na del demokrat dhe unë jam komunist. Saliu na qenka njeriu që e dashka Shkodrën dhe unë nipi i Veronika dhe Zef Kolombit, unë qenkam njeri që nuk e dashkam Shkodrën. Unë, që edhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane, nuk e dashkam Shkodrën. Unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do Shkodra. Ky është turp. Kush merr pjesë në këtë turp. Historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet dhe do thotë. Hej si ka mundësi. Gjithë këto familje me tradita dhe rrënjë të thella, që u tregonte shqiptarëve modën, pikturën, tregtinë, fotografinë, mbeti në dorën e Voltanës dhe të disa tipave pa një gram tru. Si ka mundësi. Ça duhet të bëjmë ne. Doni t’i hyjmë një transfomimi të madh. Doni ta bëjmë Shkodrën si Vlora.”, tha Rama.