Analisti Frrok Çupi ka folur në lidhje me protestën e 6 dhjetorit ditën e sotme për “Breaking”, me moderatoren Denisa Rusi, ku foli mbi skenarët e mundshëm që mund të ndodhin.

“Nuk janë qytetarë, janë militantë”, u shpreh analisti Frrok Çupi për protestën që pritet të ndodhë në të njëjtën ditë kur do të mbahet Samiti me liderët botërorë, të cilët do të priten në Tiranë.

“Partia e Berishës s’ka legjitimitet, nuk është opozitë. Berisha prej vitesh është në dëm të kombit.

Protestuesit e Berishës kanë në  dorë edhe zjarrin edhe ujin. Gjithçka mund të ndodhë atë ditë. Patjetër që do të ketë tensione. Qeveria duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar”, tha Çupi.

Analisti hodhi dhe akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Berisha. “Lidhjet e berishës me krimin dhe terrorizmin janë shumë të thella. Që nga viti ‘92 ka punuar kundra interesave të shtetit, ka furnizuar Millosheviçin…”, u shpreh Çupi.