Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur alarmin në lidhje me numrin e të miturve që përdorin lëndë narkotike në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, duke folur për dy grupet kriminale e goditura ditën e djeshme në kryeqytet, pasi shpërndanin drogra të forta pranë shkollave, ai deklaroi se janë shumë të mitur, nxënës shkolle të cilët i konsumojnë këto lëndë.  Ai deklaroi se ka dhe vajza, të cilat ndikohen nga të dashurit e tyre.

“Është për të ardhur keq që ka vajza dhe djem të mitur që i përdorin këto lëndë narkotike. Vajzat ndikohen nga të dashurit e tyre. Tani marrëdhëniet nisin që në vegjëli dhe kjo ndikon. Por po ashtu edhe fakti që ka nisur një modë e re si të thuash, që nëse t’i nuk i përdore je jashtë mode. Këtë që po e them, e them sepse e kam informacion të sigurt nga burime të mijat. Janë të shumtë minorenët që blejnë dhe përdorin lëndë narkotike.”- deklaroi ai.