Toka me kanabis janë zbuluar në tri fshatra të Kukësit, ndërsa janë asgjësuar 894 bimë narkotike cannabis sativa.
Gjatë operacionit të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa në fshatin Gjonpepaj, 428 bimë në në fshatin Mserr dhe 288 bimë në fshatin Lekbibaj.
Nën hetim janë vënë kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.