Një shpërthim tritoli është regjistruar në Vaun e Dejës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në portën e shtëpisë së 66-vjeçarit A.Palushi, në fshatin Stajkë, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.
Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.